Hasan Halilaj: Në Kukës do të marrë fund epoka e dëmtimit të pyjeve

Seniora 2

Intervistë me Hasan Halilajn, kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”

Cilat janë planet tuaja lidhur me mjedisin?

Në platformën time elektorale një kapitull të veçantë zë dhe mjedisi. Ekspertët më të mirë që kemi në këtë fushë, janë angazhuar në detajimin e programit të mjedisit. Dua të them se aktualisht Kukësi është qyteti më i pastër i vendit dhe me më shumë sipërfaqe të gjelbëruara dhe këtë e kam arritur gjatë tetë viteve në krye të bashkisë së Kukësit, pasi trashëgonim probleme të shumta mjedisore, papastërti dhe mbi të gjitha Kukësi Hasan Halilajngjante si një fshat i stërmadh me bagëti që ecnin e mbarështroheshin në qytet dhe tashmë kjo panoramë ka marrë fund.

Sa përqind të buxhetit do të zërë mjedisi?

Të flasësh në përqindje është ende herët, sepse unë akoma nuk di sa buxhet total do kem, por besoj që mjedisi do zërë një vend shumë më të madh se në buxhetet e tjera. Edhe këshilli i ri  bashkiak besoj se do votojë kërkesat e projekteve të mia për mjedisin. Projektet për mjedis të pastër do të jenë në epiqendër të marrëdhënieve me OJQ-të dhe finacimet e huaja. Fatmirësisht nuk kemi burime të mëdha që ndotin mjedisin, por kujdesi duhet në maksimum.

Kukësi ka një jetë mjaft të shëndetshme falë pozicionit gjeografik dhe pyjeve. Këta të fundit meritojnë vëmendje maksimale, pasi do të marrë fund “epoka” e dëmtimit të pyjeve, ku Kukësi ka afro 50 ha pyje nga më të larmishmit dhe kullota.

A keni biseduar me një grup ekspertësh për problemet më të mprehta të qytetit? Cilat? Si do t’i realizoni?

Në grupin e punës për hartimin e plaformës elektorale, kam ekspertë dhe biologë e shkencëtarë të njohur në gjithë vendin. Madje, Kukësi është futur në katalogjet botërore të botanikës me tulipanin shqiptar të zbuluar në Kukës nga këta specialistë. Ata kanë hartuar projekte për ruatjen e florës dhe faunës, për kujdesin e specieve në zhdukje, për pastërtitë e ujërave etj.

Fatmirësisht në Kukës specialistë të tillë ka ende dhe janë mjaft kurajozë. Synimi i parë është që në qytet të shtojmë sipërfaqet e gjelbërta, t’i ruajmë ato ekzistueset dhe të ngremë struktura të reja për ruatjen e tyre. Do të ketë përmirësime të studiuara në sipërfaqet pyjore në zonat e thella. Pllaja e Shishtavecit, Gryka e Vanave, Liqeni i Kukësit, Mali i Gjalicës janë resurse me pasuri të jashtëzakonshme.

Ligji “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” parashikon grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në çdo bashki brenda vitit 2018. Si do ta realizoni?

Ne e kemi të detajuar projektin për ndërtimin e landifillit që do të përpunojë e grumbullojë mbeturinat në kushtet e një teknologjie të lartë dhe konform standardeve mjedisore. Kam besim dhe garanci se ky program do të mbështetet me financim dhe nga qeveria shqiptare dhe besoj që do të kapim afatet dhe kriteret e vëna për këtë problem. Në qytet kemi vënë kazanët e rinj, një model i pastërtisë, ku bëhet hedhja e mbeturinave sipas llojit.

Gjelbërimi vazhdon të mbetet problem për çdo bashki. A përfshihet kjo në planet tuaja dhe çfarë konkretisht?

Thashë më parë se kemi për frymë më shumë sipërfaqe se çdo qytet tjetër. Ne do të ruajmë kurorën e gjelbërt të qytetit, që është pasuri e madhe, ku pishat zënë vendin kryesor, por dhe blini e pemë të tjera dekorative, që tashmë janë në katalog për secilën dhe me numra të identifikuar. Nuk mbetet pas dhe mbjellja e pemëve të reja dhe në këtë 4-vjeçar kemi mbjellë me mijëra të tilla që i japim jetë qytetit. Po ashtu dhe shëtitorja nga ujësjellësi deri tek turizmi i ri që është shëtitorja kryesore, ka një kurorë të gjelbërt mjaft të pasur.

Sa i takon energjive të rinovueshme të cilat janë prioritet i vendeve të Bashkimit Evropian, a do keni ndonjë strategji për zhvillimin e tyre edhe në Bashkinë që do të drejtoni?

Kjo është një përvojë e re për ne dhe i mbetet së ardhmes për të parë se çfarë do bëjmë. Jemi gati për çdo projekt dhe teknologji.

Qyteti juaj ka një pasuri të madhe siç është liqeni që e rrethon si gadishull qytetin. Ai rezulton i ndotur nga mbetjet që vijnë kryesisht nga Kosova e Maqedonia, por dhe nga ujërat e zeza e mbetirunat e qytetit të Kukësit. Ka nisur një pastrim i tij. Si mendoni ta mbani të pastër dhe të kthehet në burim ëpr zhvillimin e turizmit?

Liqeni që rrethon qytetin si një gadishull është pasuri jonë më e madhe. Ai është ndotur vazhdimisht nga mjetet që vijnë përgjatë lumenjve Drini i Bardhë e Drini i Zi nga Kosova dhe Maqedonia, por tashmë puna për frenimin e hedhjes së mbeturinave ka nisur me projektr dhe marrëveshje të përbashkëta edhe mes dy qeverive dhe pushteteve vendore. Aktualisht, kryhet pastrimi i liqenit nga mbetjet sipërfaqësore. Ky basen i madh rreth 90 km katrorë deri në Kosovë me thellësi 128 metra me ujëra të kristalta dhe me afro 15 lloje peshqish është resursi kryesor për zhvillimin e turizmit.

Natyrisht që pikë e parë mbetet mbajtja pastër e tij dhe më pas projektet për turizëm liqenor. Kemi projekte të përbashkëta ndërkufitare me Kosovën dhe Maqedoninë që synojnë ruajtjen e kësaj pasurie të madhe që nga burimet e lumenjve në Pejë dhe Strugë, të cilët bashkohen pranë Kukësit dhe formojnë dhe liqenin.

 

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë