Ç’të bëni nëse nuk u rezistoni dot ëmbëlsirave?

Nëse keni varësi nga ëmbëlsirat, atëherë është mirë tё ktheni sytё nga prindёrit tuaj. Nёse ata janё mbipeshё dhe “qejflinj” ёmbёlsirash, duhet tё kontrolloni frekuencёn e konsumit tё ёmbёlsirave dhe sigurisht sasinё!

embelsiratKur tё ndieni dёshirё tё parezistueshme pёr tё konsumuar njё ёmbёlsirё, prisni vetёm 10 minuta pёrpara se të hani. Kjo do t’ju bёjë tё hani mё pak.

Pёrpiquni tё mos konsumoni tё ёmbla me stomakun bosh, sepse kjo shkakton çrregullime tё sheqerit nё gjak. Sa mё shumё luhatje tё ketё sheqeri nё gjakun tonё, aq mё shumё ёmbёlsira do tё kёrkojmё!

Konsumoni fruta me pёrmbajtje tё lartё fruktoze, e cila do t’ju ndihmojё tё jeni mё indiferent ndaj sheqerit. Te tilla fruta janё mollёt dhe dardhёt. Tё tilla nuk janё frutat, si: portokalli, rrushi, pjeshkёt dhe ananasi.

Shija edukohet, e kemi vetё nё dorё. Nёse ne fillojmё tё eksplorojmё shije tё reja, sidomos tё thartёn, ka shumё gjasa qё ta tradhtojmё dashurinё pёr tё ёmblat. Duhet vetёm këmbëngulur! Sa mё shpesh tё provojmё njё shije tё re, aq mё shumё gjasa ka tё na pёlqejë. Ështё si me kёngёt tё cilat duhet t’i dёgjosh disa herё qё tё tё pёlqejnё!

Ёmbёlsirat janё njё kurth i rrezikshёm nёse nuk e kontrollojmё veten nё lidhje me sasinё qё konsumojmё. Por, mos harroni, asnjё ushqim nuk ёshtё “i keq”, gjithё sekreti i suksesit qёndron te masa!/ Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe