Dietat e shpeshta, ja pse ju shëndoshin

Rolina Naço, dietologe

Sa herë dështoni së mbajturi një dietë, nuk duhet të tregoheni edhe më të ashpër me trupin tuaj dhe të kaloni në një dietë edhe më drastike! Pse? Sepse e vetmja gjë që mund të përfitoni, është një metabolizëm edhe më kursimtar. Ç’do të thotë kjo?

peshore peshe dieteSa herë ne kalojmë në një dietë drastike me shumë pak kalori, trupi ynë për ekuilibër, duke qenë se e kupton se nuk do t’i ofrohet ushqim, mundohet të grumbullojë sa më shumë energji (mekanizmi i mbijetesës), të depozitojë energji për të mbijetuar. Madje edhe etja në këtë rast ka gjasa të jetë më e ulët se nevojat reale të trupit, duke u dehidratuar. Në këtë mënyrë, kthehet në një metabolizëm dembel dhe kursimtar që ju ngarkon me shumë kile dhjami, edhe pse nuk hani shumë.

Ndaj është koha t’i lini dietat. Thjesht duhet të tregoheni të duruar dhe të filloni të hani normalisht dhe të shtoni aktivitetin fizik në mënyrë që të riprogramoni trupin tuaj të djegë energjitë normalisht dhe të mos depozitojë dhjamë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe