Rolina Naço, dietologe
A e dini pse një pjesë nga ne për pushime humbasim kile në mënyrë natyrale? Kjo ndodh thjesht se ne jemi më të angazhuar me
aktivitete dhe bëjmë më shumë gjëra që na pëlqejnë dhe na falin kënaqësi. Duke mos pasur kohë dhe mendjen te frigoriferi.
Në këtë rast është mirë që ta ruajmë këtë zakon edhe pas pushimeve duke mbushur kohën e lirë me aktivitete të ndryshme që na pëlqejnë dhe të mos zhytemi në divan për t’u harruar para televizorit apo kompjuterit, duke ngrënë çdo gjë që na del para!
Ka dhe nga ata që bëjnë pushime dhe vazhdon u qëndron mendja te ushqimi gjatë gjithë kohës! Në këtë rast kemi të bëjmë me çrregullime ushqimore shumë më serioze që duhet të kurrohen duke riedukuar veten në marrëdhënie me ushqimin, stilin e jetesës dhe mënyrën e të menduarit.


