Si ta holloni zonën e barkut

Uji me tranguj është një element kyç  për bark të sheshtë, sipas dietologes Sinta Sas. Kjo pije e shijshme freskon, përmban sasi të vogël të kalorive dhe jep efekt të madh mbi organizmin.

uje me limon e kastravecSinta mendon se kjo pije do t’ju ndihmojë të reduktoni belin deri 10 cm nëse ndiqet rregullisht për një periudhë kohore.

Koncepti i pijes qëndron në faktin se trupi i njeriut ka nevojë për të paktën 8 gota ujë në mënyrë që të funksionojë normalisht. Sigurisht, kjo vetëm në fillim, sepse nevoja për këtë pije ndryshon nga personi në person dhe varet prej aktiviteteve të ndryshme fizike që ushtron gjithsecili.

Në mënyrë që të jetë e suksesshme kjo dietë, është e rëndësishme që gjatë ditëve të konsumimit të pijes, të shmangni ëmbëlsirat,  ushqimin e pasur me yndyrë dhe kalori, të konsumoni ushqime të shëndetshme në pjesë më të vogla dhe të ushtroni aktivitet fizik.

Përbërësit:

  • 8 gota uji
  • 1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili
  • 1 kastravec i freskët, madhësia e mesme,
  • 1 limon, madhësia e mesme, i prerë në feta
  • 12 gjethe  mente

Procesi i përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini në frigorifer brenda natës. Menjëherë pasi ta përgatitni pini nga ky lëng i fuqishëm. Mundohuni të pini të gjithë dozën gjatë ditës dhe në mbrëmje bëni një tjetër dozë për ditën e nesërme.

Në mënyrë që të shikoni rezultatet është shumë e rëndësishme ta pini këtë pije dhe sigurisht shmangni pijet e tjera.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe