Probleme me flokët? Ja disa ushqime që ndryshojnë situatën

“Asnjë shampo, sado cilësore të jetë, nuk mund të kompensojë një dietë ushqimore jo të mirë”, shprehet mjekja Sara Allison. “Shumë persona me flokë të dobët apo probleme me skalpin, në fakt kanë mungesë vitaminash dhe mineralesh, kështu që gjëja e parë që duhet bërë është të ndryshojnë mënyrën e të ngrënit”.

floket hidratimFlokët kërkojnë një furnizim të rregullt me proteina, glukozë, vitamina dhe minerale në mënyrë që të rriten të shëndetshëm. Dhe në fakt flokët janë të parët që shfaqin probleme nëse një person nuk ushqhet siç duhet. Me fjalë të tjera, flokët e dobët, majat e çara, zbokthi mund të jenë thjesht shenja që nuk po ushqeheni siç duhet. Kështu që në vend se të harxhoni para me produkte kozmetike për flokët, është mirë të mbushni pjatën me ushqime të shëndetshme.

Vezë për më shumë volum

Mendojini vezët si maskë flokësh e ngrënshme. Ato përmbajnë përbërës që rrisin volumin e vlokëve, të tilla si proteinat, vitamina B dhe vitamina D. Biotina mbështet prodhimin e kreatinës duke rritur elasticitetin dhe fortësinë e flokëve. Kështu që nëse flokët tuaj janë të prirur për të dobësuar, kullufisni një omletë.

Midhjet pastrojnë zbokthin

Nëse vuani nga një skalp i thatë, shkak mund të jetë mungesa e zinkut. Shumë gra në fakt besojnë gabimisht se bëhet fjalë për mungesë mineralesh. Zinku ndihmon për të mbajtur në funksion gjendrat e yndyrës që rrethojnë gjendrat e flokut, kështu që nivelet e ulëta të tij çojnë në tharjen e flokut. Midhjet, gaforret, karavidhet janë buzimet më të pasura me zink, por edhe farat e kungullit janë të mira.

Specat, të mirë për majat e çara

Vitamina C e mbron flokun. Floku i thatë dhe majat e çara janë shenjë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Specat e kuq janë një burim i pasur dhe po kështu edhe portokallet, luleshtrydhet, domatet dhe brokoli./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer