Udhëto dhe jeto në Shqipëri për 1 Euro në ditë

Gati për pushime? Ja disa këshilla për t’i kaluar sa më shëndetshëm!

Më në fund pushimet erdhën! Planet për pushimet e verës janë kristalizuar me kohë dhe ndërsa i prisni me entuziazëm, mund t’i kushtojmë vëmendje disa sugjerimeve të vlefshme të cilat shpesh mbeten pa u përmendur:

  • sigalMos u mbingarkoni, merrni vetëm gjërat kryesore;
  • Merrni medikamente të cilat trajtojnë dhimbjen, temperaturën, problemet me tretjen, si edhe antihistamike kundra alergjive;
  • Merrni me vete kremin kundër diellit dhe pyesni farmacistin për mirëpërdorimin e tij;
  • Në rast udhëtimesh të gjata me makinë, kujdesuni të lëvizni çdo 1 orë, të shkundni këmbët ose t’i mbështesni ato mirë në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut;
  • Pini shumë ujë dhe evitoni pijet alkoolike
  • Evitoni të merrni tableta për gjumin, pasi ato mund të kenë efekte anësore;

Mos planifikoni vetëm harxhimet që do të keni, por dhe kursimet: Për çdo emergjencë, në vend të kartës së kreditit, blini një sigurim shëndetësor (1 Euro/ditë), kushton pak, ju mbulon çdo shpenzim mjekësor në rast sëmundje apo aksidenti të papritur kudo që të ndodheni në Shqipëri apo në botë dhe nuk përbën problem nëse e humbisni, pasi regjistrimi juaj është edhe tek kompania e sigurimit. Sigurimi shëndetësor mundëson që në rast emergjence të mos keni problem për gjetjen e parave: është kompania e sigurimit që hyn ne komunikim me spitalin ku ndodheni e madje ju dërgon edhe ambulancë apo helikopter në rast se emergjenca është kërcënim për jetën.

Në Shqipëri ky sigurim mundësohet vetëm nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, e cila ofron shërbimin e asistencës çdo ditë, 24 orë përmes një rrjeti të gjerë mjekësor. Duke kontaktuar në 042233308, mund të merrni në çdo kohë informacionin e nevojshëm dhe të bëni kërkesën për t’u pajisur me këtë sigurim.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore