Pak diell në dietë, më pak kile në peshore!

Rolina Naço, dietologe

Një nga benefitet shumë të njohura për diellin është vitamina D. Një vitaminë që ne e marrim kryesisht nga dielli dhe që është e domosdoshme për shumë funksione të përditëshme të trupit tonë dhe në të gjitha moshat.

dielliDielli gjithashtu ndikon edhe në prodhimin e një neurotrasmetuesi që quhet seritoninë. Seritonina ka si qëllim të japë në trurin tonë mesazhin që trupi është i qetë, ndihet mirë dhe që është i ngopur! Kjo e bën të domosdoshme ekspozimin tonë në diell nëse duam të kemi një trup të shëndetshëm dhe me linja të bukura!

Nuk është aspak rastësi që pjesa më e madhe nga ne gjatë verës humbasim më lehtësisht kile dhe ndihemi plot energji dhe më mirë. Gjithashtu nuk është rastësi që në stinën e vjeshtës dhe të dimrit jemi më melankolikë.

Rekomandohet të ekspozojmë pjesë të trupit në diell për të paktën 10 minuta në ditë, për të stimuluar prodhimin e seritoninës, edhe pse sintetizimi i saj ndikohet dhe nga ushqimet.

Sigurisht, nevoja për qëndrimin në diell nuk nënkupton ekzagjerimin.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe