Ja pse fëmijët e fundit mbeten gjithnjë të vegjël

bebatJa Iliri, Anila dhe Dritani i vogël: kështu i prezantojnë nënat fëmijët e tyre. Thjesht harrohet fakti se Dritani i vogël është gati 40 vjeç dhe e ka numrin e këmbës 43-shi. Fenomeni gjithsesi është i kuptueshëm dhe shumë i lidhur me kristalizimin e roleve në familje. “Të vegjlit e shtëpisë” do të mbeten gjithnjë të vegjël po ashtu si “shejtani” mes fëmijëve do të mbetet gjithnjë “shejtan” edhe nëse bëhet prift. Por, sipas një studimi australian, mamatë vërtet që “vuajnë” nga një sindromë që i bëjnë t’i shohin fëmijët e vegjël si vërtet të vegjël.

Iluzioni i foshnjës – Ka diçka më tepër në këndvështrimin e një nëne ndaj fëmijëve më të vegjël. Ekspertët e quajnë “iluzioni i foshnjës” dhe kjo e çon nënën që ta shohë fëmijën më të ri si më të vogël fizikisht krahasuar me të tjerët. Studimi ka përfshirë 747 gra me më shumë se një fëmijë, duke nxjerrë në pah se 70% e tyre e shohin të lindurin e fundit si të paktën 7,5cm më të shkurtër seç është realisht, ndërkohë që kanë një perceptim të drejtë për gjatësinë e fëmijëve më të mëdhenj. Një iluzion i tillë e bën nënën ta shohë të voglin gjithnjë si të parritur.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak