Ushqimet që ndikojnë në gjendjen shpirtërore (kundër stresit)

Sipas disa studimeve, është rezultuar se ushqyerja ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Ja disa fakte interesante që tregojnë se si ndikon ushqyerja dhe ushqimi që konsumojmë në brendinë tonë.

ushqimi stresuarStresi (në të dyja anët, në të mirë dhe në të keq) mund të ndikojë në shëndet dhe në zakonet e të ngrënit. Në përditshmëri, marrëdhëniet tona me ushqimin janë komplekse dhe kur jemi në stres, rutinat ushqimore mund të ndryshojnë. Kështu, tek disa njerëz stresi i shtyn ata të hanë më shumë, për të tjerët më pak. Nuk ka ndonjë dietë specifike se si t’i qëndrojmë stresit larg, por ka disa ushqime që mund ta ndryshojnë reagimin tuaj ndaj stresit.

Kështu, karbohidratet (makaronat, buka), janë një klasë ushqimesh që ndikojnë në mënyrë indirekte në nivelet e serotoninës (substancë që rregullon mirëqenien, qetësinë, durimin etj). Kur konsumoni karbohidrate, trupi prodhon insulinë, e cila prodhon në tru një substancë të quajtur triptofan dhe është pikërisht kjo substancë e cila prodhon serotoninën.

  • Disa prej ushqimeve që janë të mira për lëshimin e serotoninës janë: buka, drithërat, makaronat, patatet, orizi, kokoshkat.

Por jo të gjitha karbohidratet kryejnë këtë funksion. Për shembull, frutat, për shkak të fruktozës që kanë, prodhojnë shumë insulinë dhe kjo e bën procesin më të ngadalshëm për të rritur serotoninën.

  • ha ne pune kompjuterUshqimi ndikon në funksionimin tuaj

Që ju të jeni aktivë gjatë gjithë ditës, s’duhet ta lini stomakun asnjëherë bosh në mënyrë që ai të funksionojë mirë dhe kequshqyerja të mos ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqehuni çdo 2-3 orë.

  • Ushqyerja ndikon në përgjumje

Ushqimet proteinike, si gjeli i detit, ndihmojnë në përmirësimin e vigjilencës dhe mprehtësisë mendore. Kështu, proteinat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore, në mënyrë që të mos ndjeheni të përgjumur dhe të jeni sa më vigjilent. Por, duhet të keni kujdes me ushqimet me shumë yndyrë, sepse ato kanë tendencën t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.

  • Ushqimet që përmbajnë Omega 3 ndihmojnë të jeni në humor dhe të luftoni depresionin.

Ushqimet e pasura me omega 3 gjenden te salmoni, sardelja, skumbria, produktet e qumështit etj. Këto yndyrna janë pjesë e rëndësishme e nervave dhe qelizave të trurit, të  cilat janë një komponent kyç në zhvillimin e trurit. Njerëzit të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyre, rrezikojnë të vuajnë nga depresioni.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese