Gjithçka që duhet të dini për kafen

Kafja është një nga shoqëruesit më të mirë të shumicës së njerëzve në mëngjes. Këtu do t’ju parashtrojmë disa fakte që duhet të dini rreth saj.

Kafja përmban disa përbërës, si: kafeinë, karbohidrate, aminoacide, acide organike, acide fenolike, magnez etj. Për kafeshkak të përbërësve të saj specifikë, kafja ka ndikim në sistemin nervor qendror, zemër dhe muskuj. Nëse kafja ndikon pozitivisht apo negativisht, kjo varet nga sasia që konsumojmë.

Sa kafe duhet të konsumojmë në ditë?

Sasia e rekomanduar që duhet të konsumojmë në ditë është rreth 200mg, sasi e barabartë me 1 gotë e gjysmë kafe.

Cilat janë përfitimet e kafes në trup?

Kafja është një nga pijet e pakta që s’ka kalori, por kjo do të thotë që nuk na bën të shtojmë peshë. Kaloritë ajo i merr nga qumështi dhe sheqeri që i shtoni.

Kafja e mban trurin aktiv dhe të bën vigjilent.

Zvogëlon ndjenjën e urisë dhe është një aleat shumë i mirë në dieta.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla, si: parkinsoni, alcajmeri etj.

Është e pasur me antioksidues, që sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut.

Përshtati në shqip për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit