Një tjetër raport botuar bashkërisht nga OBSH dhe UNECE informon se një në katër evropianë ende sëmuret apo vdes para kohe nga ndotja e mjedisit
Një shifër tronditëse prej 1600000000000 dollarësh amerikanë është kostoja ekonomike e përafërsisht 600 000 vdekjeve të parakohshme dhe të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit në Rajonin Evropian të OBSH-së në vitin 2010, sipas studimit të bërë për herë të parë të këtyre shpenzimeve të kryera pas vitit 2010 për rajonin. Shuma është gati e barabartë me një të dhjetën e produktit të brendshëm bruto (PBB) të të gjithë Bashkimit Evropian në 2013-n.
Studim i ri është publikuar nga Zyra Rajonale e OBSH për Evropën dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) si një takim 3-ditor të nivelit të lartë për mjedisin dhe shëndetin në Evropë. Mbi 200 përfaqësues nga vendet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare u mblodhën në Haifa, Izrael, më 28-30 prill 2015 për të parë arritjet, mangësitë, sfidat dhe për të përcaktuar përparësitë në të ardhmen.
“Frenimi i efekteve shëndetësore të ndotjes së ajrit sjell të mira. Evidenca që ne kemi, u ofron vendimmarrësve në të gjitha qeveritë një arsye bindëse për të vepruar. Nëse sektorët e ndryshëm do të veprojnë së bashku në këtë çështje, jo vetëm do të shpëtojmë jetën e më shumë njerëzve, por edhe do të arrijmë rezultate që janë me vlerë parash shuma befasuese”, thotë dr. Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë Rajonale e OBSH-së për Evropën.
“Puna ndërsektoriale është shtylla kurrizore e procesit të mjedisit dhe shëndetit, e cila nisi 26 vjet më parë, dhe është sot edhe më e rëndësishme në diskutimet që zhvillohen në këtë takim në Haifa.”
Raporti: Kostoja ekonomike e ndikimit shëndetësor të ndotjes së ajrit në Evropë
Kostoja ekonomike e ndikimit shëndetësor të ndotjes së ajrit në Evropë është vlerësimi i parë i barrës ekonomike të vdekjeve dhe sëmundjeve që rezultojnë nga ndotja e ajrit në mjediset e brendshme dhe mjediset e hapura në 53 vendet e rajonit.
Vetëm kostoja ekonomike e vdekjeve përllogaritet mbi 1400000000000 USD. Duke shtuar një tjetër 10% për këtë, si kostoja e sëmundjeve nga ndotja e ajrit, rezulton me një total prej pothuajse 1600000000000 USD. Në jo më pak se 10 nga 53 vendet e rajonit, kjo kosto është në ose mbi 20% të PBB-së kombëtare. Studimi përdor metodologjinë e aplikuar në një raport të 2014 nga OECD dhe bën llogaritjet bazuar në vlerësimet më të fundit ekonomike e ndikimeve shëndetësore të ndotjes së ajrit.
Vlera ekonomike e vdekjeve dhe sëmundjeve për shkak të ndotjes së ajrit – 1 600 000 000 000 USD – i korrespondon shumës që shoqëritë janë të gatshme të paguajnë për të shmangur këto vdekje dhe sëmundjeve me ndërhyrjet e nevojshme. Në këto llogaritje, secilës vdekje dhe sëmundjeje i është bashkangjitur një vlerë kostoje, pavarësisht nga mosha e personit dhe që ndryshon sipas kontekstit ekonomik kombëtar.
Ndotja e ajrit: Rreziku mjedisor i vetëm dhe më i madhi për shëndetin
Mbi 90% e qytetarëve të rajonit janë të ekspozuar ndaj grimcave shumë të vogla me një nivel ndotje të ajrit shumë më të larta së ato që ka përcaktuar OBSH-ja. Kjo përbënte 482 000 raste të vdekjeve të parakohshme në 2012-n nga zemra dhe sëmundjet e frymëmarrjes, problemet me enët e gjakut dhe ataket kardiake, si dhe kancerit të mushkërive. Në të njëjtin vit, ndotja e ajrit në mjediset e brendshme rezultoi në një shtesë prej 117 200 vdekjesh të parakohshme, 5 herë më shumë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare sesa në vendet me të ardhura të larta.
“Reduktimi i ndotjes së ajrit është bërë një përparësi e lartë politike. Cilësia e ajrit do të jetë një temë kryesore në Mjedisin e ardhshëm për Konferencën Ministrore të Evropës në Gjeorgji në 2016”, thotë Friis Bach, sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).
“51 vende sot kërkojnë zgjidhje të përbashkëta në kuadrin e Konventës së UNECE-s mbi ndotjen ndërkufitare të ajrit. Kjo punë duhet të forcohet për të zvogëluar ndotjen e ajrit edhe më tej dhe të zgjeruar në më shumë vende dhe në rajone të tjera.”
“Rreth 2500 njerëz vlerësohet të vdesin në Izrael çdo vit si pasojë e ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit është transporti, kryesisht në qendrat kryesore të qytetit,” thotë Ofir Akunis, zëvendësministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe anëtar i Parlamentit për Izraelin. “Që nga viti 2011, Ligji i ajrit të pastër i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit po redukton ndotësit nga burimet e mëdha të tilla, si: transporti, industria dhe energjia, në përputhje me standardet më të rrepta. Ministria synon të përdorë të gjitha burimet në dispozicion për të zvogëluar ndotjen e ajrit, pasi kjo do të thotë kursim jetësh të mijëra njerëzve, si dhe miliarda dollarë për ekonominë e vendit “.
Një tjetër raport i ri “Përmirësimi i mjedisit dhe shëndetit në Evropë: Sa larg kemi arritur?” botuar bashkërisht nga OBSH dhe UNECE, informon se një në katër evropianë ende sëmuret apo vdes para kohe nga ndotja e mjedisit.



