Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt

Sonte, 12 gusht, qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë astronomik, me eklipsin diellor që do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në Shqipëri. Në Tiranë, fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin maksimumin në 19:41 dhe përfundon rreth 19:44.

Ndërsa qytetarët pritet të drejtojnë sytë nga qielli për të ndjekur fenomenin, ekspertët rikujtojnë rëndësinë e mbrojtjes së syve. Shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit, edhe kur ai është pjesërisht i mbuluar nga Hëna, mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të shikimit.

Për një vëzhgim të sigurt rekomandohet përdorimi i syzeve speciale për eklips, të cilat duhet të përmbushin standardin ndërkombëtar ISO 12312-2. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Po ashtu, nuk duhet parë Dielli përmes dylbive, teleskopëve apo kamerave pa filtra të posaçëm diellorë, pasi këto pajisje mund të përqendrojnë rrezatimin dhe të shkaktojnë dëmtime të syve.

Eklipsi i 12 gushtit do të jetë total vetëm në një zonë të ngushtë që përfshin pjesë të Islandës, Spanjës dhe vende të tjera përgjatë shtegut të totalitetit, ndërsa në Shqipëri do të shihet si eklips i pjesshëm.

Fenomeni zgjat vetëm pak minuta në Tiranë, por dëmtimi i shikimit mund të jetë i përhershëm. Shijojeni spektaklin, por mos e shikoni Diellin pa mbrojtjen e duhur.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?