Migrena te fëmijët, çfarë e shkakton dhe shenjat e saj

Përgjigjet për “Shëndet+” neuro-pediatri Artan Haruni

Prejardhja është e paqartë. Trashëgimia, sidomos nga ana e nënës, bie në sy nga vetë familjarët. Stresi është një tjetër faktor që shkakton migrenë. Në një studim të kryer në 2009-n është vënë re se fëmijët të cilët kanë përjetuar momente debati në familjen e tyre janë më të prirur për të pasur migrenë.

Një dhimbje koke nuk duhet kaluar asnjëherë pa u marrë në konsideratë. Veçanërisht në rastet kur fëmija ka dhimbje koke për femije semure 1një javë, të tillë që nuk e lejon të shkojë as në shkollë apo të kryejë aktivitetin e tij të përditshëm duhet patjetër që të sillet te pediatri apo neuropediatri.

Është e këshillueshme që në këto raste të mbahet një ditar për të shënuar:

  • Si ndodh dhimbja e kokës te fëmija?
  • Sa zgjat dhe nëse ka ndonjë gjë që e përmirëson.
  • A shoqërohet me të përziera apo të vjella?
  • Nëse ka pasur një progres të dhimbjes përgjatë ditëve?
  • Gjithashtu duhen mbajtur shënim ushqimet që hahen në 24-orëshin para se të fillojë dhimbja e kokës.
  • Duhet shënuar ndonjë situatë që e ka stresuar fëmijën, dhe se çfarë keni bërë për ta qetësuar. A e ka qetësuar ajo që keni bërë?

Shenjat klinike me të cilat shoqërohet migrena:

  • Dhimbje e fortë koke pulsuese
  • Dhimbje koke që përkeqësohet nga aktiviteti fizik
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Fotofobi (fobi nga drita)
  • Ndjeshmëri ndaj zhurmave
  • Lodhje
  • Puls i shpjetuar
  • Anoreksi

Shpesh krizat e migrenës mund të ngatërrohen me ato të një abdomeni akut. Fëmija është i zbehtë, ka mpirje të duarve e këmbëve. Bie në sy fotofobia, nuk duron dritën, zhurmat, aromat, dëshiron të qëndrojë i mbyllur në dhomë të errët e të qetë. Pas krizës bie në një gjumë çlodhës. Dhimbjet nxiten nga faktorë të brendshëm e të jashtëm si mosha, adoleshenca, stresi, lodhja, shqetësimet, uria, drita e fortë, zhurma e madhe, disa ushqime si çokollatat, ushqime pikante, pijet freskuese, alergjia ushqimore etj.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre