Nusja fton gjyshen 89-vjeçare të jetë shoqëruesja e saj në dasmë

Kur Kristina Kuin i kërkoi gjyshes së saj Nana Beti, të ishte shoqëruesja e saj në dasmë, sigurisht që ishte gjë e papritur. Kuin tregon: “Më pyeti mbi 10 herë: Je e sigurt? Pse kërkon një plakë të vjetër në dasmën tënde”. Por 89-vjeçarja u kthye në shpirtin e dasmës.

Kristina dhe gjyshja 89 vjecare ne dasme (4)“I bënte të gjithë të qeshnin me urtësinë e saj dhe komentet e lezetshme gjatë gjithë ditës. Ajo ka një ndjenjë të theksuar humori dhe një këndvështrim të bukur për jetën që unë mundohem t’ia ushqej vetes çdo ditë. Të gjithë e duan”, u shpreh Kuin, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me gjyshen e saj.

Kristina dhe gjyshja 89 vjecare ne dasme (1)“Nana madje hipi në autobusin e festës bashkë me pjesën tjetër të dasmorëve në vend që të shkonte në shtëpi të pushonte. Ajo kërceu gjithë natën, përfshirë edhe një moment të veçantë kur kërceu me gjyshen e burrit tim. Ishte fantastike”.

Kristina dhe gjyshja 89 vjecare ne dasme (2)“Je aq e vjetër sa ndihesh dhe unë ndihem e re”, i tha Nana Betit. “Sigurisht vitet kalojnë, por shpirti mbetet i ri”./

Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Tretja ndryshon me moshën, ja si duhet të veproni
Çfarë është plakja cerebrale (e trurit)