4 rregulla për të rritur flokët më shpejt

Ja 4 mënyra efikase për të ndihmuar flokët të rriten:

Ushqimi i mirë e nxit trupin të prodhojë të gjitha gjërat që i duhen për të funksionuar sa më mirë. Gjithashtu “faktorët e jashtëm” – me fjalë të tjera trajtimet e flokëve janë mënyrë e mirë për të nxitur rritjen e shpejtë të tyre.

floke eKonsumoni sa më shumë proteina: Proteinat janë thelbësore për rritjen e flokëve, kështu që konsumoni proteina të mjaftueshme dhe të jeni të sigurt që flokët do të rriten më shpejt. Burime të mira të proteinave si: mish dhe peshk janë më të dobishme për rritjen e flokëve. Mishi përmban hekur i cili është një tjetër aspekt thelbësor në rritjen e tyre.

Merrni sa më shumë vitamina: Disa vitamina ndihmojnë në nxitjen e rrites së flokëve, më së shumti: vitamina C dhe Biotin. Trupi ka nevojë për vitaminë C për të prodhuar kolagjen, e cila është e domosdoshme për flokë dhe lëkurë të shëndetshme. Vitamina C gjithashtu ndihmon në thithjen e hekurit, e cila nxit rritjen e flokëve (plus ajo është një përforcues për sistemin imunitar). Trupi nuk mund të prodhojë vitaminë C, ajo është një vitaminë që duhet të merret nga ushqimi . Ushqime të tilla si agrume, brokoli dhe spinaq përmbajnë vitaminë C.

Ruani balancën e hormoneve: përveç ndryshimeve pozitive që do të shihni në lëkurë, biotin dhe vitamina të tjera mund të nxisin më të shpejt dhe rritjen e flokëve. Biotin është si ujë që tret  yndyrnat dhe sheqernat e dëmshme për trupin. Vezë, arra, manaferra, peshk dhe disa perime ju japin Biotin. Edhe pse në sasi të vogësl përsëri është e dobishme.

Maskat e ndryshme në kushte shtëpie: maskë me të verdhë veze dhe vaj ulliri, maskë me mjaltë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës