Ashleigh Morris
26-vjeçarja vuan nga një problem i lëkurës i quajtur urtikarie e ujit, çka nënkupton se është alergjike nga uji i çdo temperature, madje edhe lotët e vet.
Jill Price
Një 49-vjeçare e quajtur Jill Price nuk harron asgjë. Mund ta pyesni për çdo ditë të jetës së saj dhe ajo do t’ju shpjegojë çdo ditë dhe çdo orë me detaje gjithçka ka ndodhur.
Sarah Carmen
24-vjeçarja vuan nga një sindromë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Ajo thotë se ka 150-200 orgazma në ditë.
Wim Hof
56-vjeçari gjerman mund të durojë temperaturat e ftohta ekstreme, ndaj dhe cilësohet si njeriu i akullit. Ai ka nëntë rekorde botërore mes të cilave edhe rekordin botëror për qëndrimin më gjatë në një banjë të akullt.
Rhett Lamb
3-vjeçari (tani 9 vjeç) vuante nga një gjendje mjekësore e rrallë që e bënte të qëndronte zgjuar 24 orë në ditë përgjatë gjithë vitit. Pikërisht në këtë moshë ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të bërë të mundur që të flinte./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi






