Ja si ndikon sasia e duhur e çokollatës në trup

Closeup of Cocoa Powder on spoon

Sipas studimeve, rreth 7 gram çokollatë e errët në ditë, më pak se gjysma e një çokollate në javë, paraqet sasinë ideale për një efekt mbrojtës kundër inflamacionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto konkluzione vijnë nga një prej studimeve më të mëdha epidemiologjike të kryera ndonjëherë në Europë. Studimi u përqëndrua në mekanizmin kompleks të inflamacionit. Inflamacioni kronik është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke filluar nga infarkti i miokardit. Nga studimi u konstatua se njerëzit që hanë një sasi të moderuar çokollate të zezë çdo ditë, ulnin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve inflamatore në 17%.

Duhet të keni parasysh se vetëm çokollata e errët e ka këtë efekt. Asnjë lloj çokollate tjetër me qumësht apo e bardhë nuk gëzon këto efekte pozitive, për shkak të përbërësve shtesë që përmbajnë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe