Dëgjohet shpesh të flitet për jetesën e shëndetshme, por çfarë do të thotë ky përkufizim? Kur dhe si mund të jetohet shëndetshëm?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shëndeti është një gjendje e plotë fizike, mendore dhe mirëqenie sociale. Interesant është fakti se shëndeti nuk përcaktohet vetëm nga mungesa e sëmundjeve. Përkufizimi i “jetesës së shëndetëshme” përfshin marrjen e përgjegjësive për t’u ushqyer mirë, për të bërë aktivitet fizik dhe për të reduktuar të gjitha format e stresit. Të gjitha këto aspekte duhet të harmonizohen në mënyrë të drejtë dhe ju do të bëni një jetesë të shëndetshme, larg sëmundjeve dhe problemeve të tjera.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


