Ushqimet që “mundin” celulitin

Celuliti është një nga problemet më shqetësuese për femrat dhe kequshqyerja është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e tij. Sipas studimeve të bëra, thuhet se ajo çfarë hamë ndikon në lëkurën tonë dhe ajo çfarë duhet të hamë për ta reduktuar këtë problem, janë frutat, perimet dhe proteinat.

Ja disa ushqime që ndihmojnë në reduktimin e celulitit.

cellulite skin on her legs

cellulite skin on her legs

Shalqiri: është i pasur me ujë dhe fruktozë. Konsumimi i shalqirit ju hidraton dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.

Domatja: ka elemente shumë të nevojshme për organizmin e njeriut, si vitamina C dhe A, ajo ka aciditet gjithashtu, gjë e cila ndihmon në reduktimin e celulitit.

Çaji i bardhë: sipas kërkimeve të fundit të bëra nga Universiteti i Kingstonit, thuhet se çaji i bardhë rrit energjinë trupore, ul nivelet e sheqerit në gjak dhe redukton celulitin.

Vezët e ziera shumë: janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulare. Vezët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm, sidomos kur bëni aktivitet fizik.

Boronicat: konsumimi i tyre ndihmon në kontrollin e peshës trupore dhe, për pasojë, edhe të celulitit.

Ananasi: ndikon në eliminimin e yndyrnave të tepërta në trup, në humbje peshe dhe reduktim celuliti.

Xhenxhefili: është një erëz që ndihmon në reduktimin e fryrjes së barkut dhe eliminon toksinat nga trupi. Trajtimet anticelulit me përmbajtje xhenxhefili janë mjaft efektive.

Selinoja: ndihmon në eliminimin e yndyrnave dhe ndalon akumulimin e sheqernave në gjak.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer