Ja si të largoni dhimbjet e “nervit shiatik” në mënyrë natyrale  

Këtu janë disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë për të kuruar inflamacionin dhe për të luftuar dhimbjen që shkaktohet nga nervi shiatik.

nerv shiatikAkupunktura: është një trajtim alternativ. Ajo stimulon rrjedhjen e energjisë dhe përmirëson funksionin e qelizave nervore. Disa njerëz e shohin efektin pas vetëm një seance, por për shumicën e njerëzve duhen disa seanca. Akupunktura mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e shumë sëmundjeve, të tilla si lehtësimin e migrenës, trajtimin e stresit, madje edhe për të ndaluar pirjen e duhanit.

Pako akulli: (ose një paketë bizele të ngrira). Mbështillini në një peshqir, aplikojeni për 20 minuta në zonën e prekur, çdo dy orë, deri sa dhimbja të zhduket.

Temperaturat alternative: dhe pse pakoja e akullit ju hyn në  punë për të gjetur lehtësimin e çastit, nervi shiatik qëndron thellë brenda trupit dhe akulli nuk mund të kurojë inflamacionin e brendshëm. Aplikoni një paketë akulli vetëm (gjithnjë akulli duhet të jetë i mbështjellë me një copë, jo direkt në mish) pasi keni bërë një dush shumë të nxehtë. Temperaturat alternative rrisin qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ndihmojnë për të redukuar inflamacionin e brendshëm duke ndihmuar në procesin e shërimit.

Joga: pasiviteti përkeqëson  problemin. Disa njerëz raportojnë përmirësime nëpërmjet aktivizimit të trupit përmes jogës. Këto ushtrime rrisin fluksin e gjakut, forcojnë muskujt dhe përmirësojnë lëvizshmërinë. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore