Si të shëroheni nga depresioni

Depresioni është një nga problemet psikologjike më shqetësuese. Disa nga simptomat e depresionit janë: ndjenjë trishtimi dhe ankthi gjatë gjithë kohës, izolim ndaj shoqërisë dhe njerëzve, humbja e dëshirës për të ecur përpara, vështirësi në vendimmarrje etj. Psikologu Ian Cook tregon disa mënyra që “mundin” depresionin:

depresion 2Mbushni kohën: merruni me punë të ndryshme, shikoni televizor, lexoni ndonjë libër, shikoni filmin e preferuar etj. Në këtë mënyrë do të largoni mendimet negative që ju mërzisin dhe ju japin ankth.

Bëni aktivitet fizik: aktiviteti fizik në natyrë, pranë ndonjë liqeni etj është terapi e vërtetë kundër problemeve psikologjike. Ai rrit vetëbesimin dhe mirëqenien, ndryshon humorin dhe rrit energjinë trupore.

Hani shëndetshëm: ushqehuni me të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme, në mënyrë që organizmi të funksionojë më mirë. Ushqimet e pasura me omega 3 do të ishin një zgjedhje shumë e mirë.

Këshillohuni me ndonjë psikolog: në mënyrë që të gjallëroni gjendjen shpirtërore, konsultohuni me ndonjë psikolog të mirë. Motivohuni dhe rrisni prespektivat për jetën.

Ndryshoni rutinën ditore: kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes. Shtyjeni veten që të bëni ndryshime duke filluar që nga mënyra e të veshurit, e të menduarit e deri tek synimet për jetën.

Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa