Flokët janë pjesë e identitetit dhe humbja e tyre mund të shkaktojë stres dhe ankth tek ata që preken. Në fakt, ka disa mënyra për të ndaluar humbjen e flokëve dhe disa prej tyre janë krejtësisht të natyrshme. Ja disa prej tyre:
Ushqimet që hani kanë të bëjnë drejtpërdrejt me humbjen e flokëve. Kur nuk hani shëndetshëm, organet nuk marrin të gjitha ushqyesit që trupi ka nevojë. Disa prej këtyre ushqyesve janë jetikë për flokët.
Kur nuk keni mjaftueshëm keratinë në trupin tuaj, flokët bëhen të hollë dhe të thatë, dhe bien shumë më lehtë. Hani fasule, vezë dhe perimet me gjethe jeshile për të mbajtur të lartë nivelin e keratinës.
Stresi dhe ankthi janë shkak i drejtpërdrejtë i humbjes së flokëve.
Aminoacidet ndihmojnë në forcimin e keratinës.
Ushqimet që përmbajnë aminoacide, janë thelbësore për të parandaluar humbjen e flokëve. Ushqimet e pasura me omega 3 duhen konsumuar vazhdimisht. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


