Çfarë e dëmton mëlçinë më shumë? (Dhe nuk është alkooli)

Ne të gjithë e dimë se alkooli dëmton mëlçinë, por shumë prej jush nuk janë të vetëdijshëm se përveç alkoolit ka një tjetër armik që ndikon negativisht dhe është shkak për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Sheqeri është armiku kryesor i mëlçisë. Një studim i realizuar tek individë të cilët merrnin 1000 kalori nga ushqimet me melciapërmbajtje sheqeri gjatë një periudhe prej tre javësh, u gjet se pjesëmarrësit fituan vetëm 2% yndyrë, por dhjami i mëlçisë ishte rritur me 27%.

Me kalimin e kohës ky akumulim yndyre mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të mëlçisë, duke shkaktuar dëme të pariparueshme.

Është provuar se sheqeri jo vetëm që ndikon në mëlçi, por  ka edhe ndikimeve të tjera negative në të gjithë trupin, si:

  • Mosfunksionim i enëve të gjakut
  • Depresion
  • Rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2
  • Përkeqësim i nivelit të kolesterolit
  • Dëmton lëkurën
  • Shtim në peshë
  • Rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru

Tani e dini dëmin që shkakton sheqeri, përpiquni të kufizoni sasinë që konsumoni. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe