Një vajzë 3 vjeçare është bërë personi më i ri në botë i diagnostikuar me diabet të tipit 2. Të dy prindërit e saj ishin mbipeshë dhe sipas një ekzaminimi të bërë u rezultua se fëmija ishte ushqyer me ushqime të larta në yndyrë dhe sheqer.
Në diabetin e tipit 2, trupi gradualisht humbet aftësinë e tij për të prodhuar insulinë dhe nuk i toleron nivelet e larta të glukozës. Kjo është një sëmundje e hasur kryesisht tek të rriturit, por në 15 vitet e fundit është përhapur dhe tek fëmijët.
Sipas dr Michael Yafi, drejtor i pediatrisë në Universitetin e Teksasit, ky fëmijë u diagnostikua me diabet të tipit 2 për shkak të kequshqyerjes. Para këtij rasti, fëmija më i ri i diagnostikuar me këtë sëmundje ka qënë një djalë 10 vjeçar në Britani.
Ajo çfarë është e rëndësishme është të mësoheni që të ushqeni mirë dhe shëndetshëm fëmijët tuaj, sepse rreziku për t’u prekur nga sëmundjet është shumë i madh.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


