E bardha e vezës ndihmon për të forcuar shëndetin e lëkurës duke pakësuar poret dhe yndyrën e tepërt. E bardha e vezës përmban lizozimë, një enzimë që vret bakteret të cilat janë shkaktarë për puçrrat e fytyrës. Ja si ta përgatisni dhe ta aplikoni këtë maskë:
Vendosni të bardhat e vezëve në një tas dhe përziejini lehtë.- Aplikoni masën në fytyrë dhe qafë me një furçë kozmetike, duke shmangur sytë dhe zonën përreth gojës.
- Vendosni nw fytyrw një pëlhurë të hollë me vrima për gojën, sytë dhe hundën. Vendoseni butësisht mbi të bardhën e vezës që tashmë keni aplikuar.
- Aplikoni një shtresë të bardhë veze mbi pëlhurën dhe lereni të thahet për 30 minuta.
- Kur të thahet plotësisht, hiqni pëlhurën në drejtimin e qimeve.
- Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin hidratant.
- Për lëkurat e yndyrshme duhet të përdoret dy herë në javë dhe për lëkurat e thata një herë në një javë ose dy herë në 10 ditë.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Burimi: Life things.com


