Është shumë e rëndësishme të filloni ditën me ushqime të shëndetshme. Kjo ndihmon metabolizmin të funksionojë si duhet gjatë gjithë ditës. Ja çfarë sugjerojnë dietologët:
Fistikë: Shtoni fistikë në kosin ose drithërat që do të konsumoni për mëngjes.
Shafran i Indisë: shtoni pak pluhur shafran Indie në omletën ose menunë që keni zgjedhur për mëngjes.
Manaferra: Konsumoni një gjysmë gotë me manaferra për të marrë më shumë se 20% të nevojave tuaja të përditshme të vitaminës C.
Drithëra: nëse preferoni të hani një mëngjes të shëndetshëm, i cili do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë zgjidhni drithërat. Mund t’i përzieni me kos ose qumësht.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health and Food House


