Shpesh sapunët dhe shampot mund të heqin yndyrën e nevojshme nga flokët duke i bërë ato më të thatë. Shumë nga produktet komerciale kanë efekt negativ mbi flokë, duke i lënë ato të thatë e të brishtë, pH ideal i flokëve është nga 4 deri në 5. Aciditeti i uthullës së mollës mund të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të pH të flokëve dhe në të njëjtën kohë mund të ruajë yndyrën e tyre pa e dëmtuar.
Uthulla e mollës mund të trajtojë zbokthin dhe mund të parandalojë zhvillimin e parazitëve në flokë sepse ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale.
Si duhet ta përdorni uthullën e mollës për të shpërlarë flokët?
Së pari, ju duhet të zgjidhni cilësinë e uthullës së mollës, zgjidhni llojin e parë, organike, pa filtër dhe jo një uthull të rafinuar që mund të gjendet në shumicën e dyqaneve. Në një filxhan ujë përzieni 2 lugë uthull molle. Ju mund ta hidhni në një shishe sprucuese, por duhet të mbani mend gjithmonë raportin 1:3. Pas larjes së kokës me shampo, aplikoni ujin me uthullën e mollës dhe fërkoni mirë kokën për disa minuta. Lëreni kokën pa e shpërlarë dhe mos përdorni zbutës. Ndërsa i keni flokët e lagura mund të ju vijë era e uthullës, por pas tharjes së tyre kjo erë do të zhduket tërësisht. Përdoreni këtë metodë 1 herë në javë.
Kujdes! Shmangeni produktin nga sytë sepse mund t’ju shkaktojë djegie.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

