Metoda japoneze për t’u dukur 10 vite më të rinj me vetëm 5 minuta në ditë

Muskujt e fytyrës duhet të ushtrohen po njësoj si muskujt e trupit. Nëse neglizhoni muskujt e fytyrës mund të krijohen rrudha shumë shpejt. Ju duhet të praktikoni ushtrime për fytyrën katër herë në ditë. 5 minuta ushtrime në ditë do të bëjnë një ndryshim të madh në fytyrën tuaj. Para se të filloni ushtrimet bëni bëni disa ushtrime “ngrohje” dhe merrni frymë thellë.

Massage lines on woman face

Ushtrimet e qafës: mbani kurrizin drejt dhe ngrini kokën përpara, mbani nofullat lart dhe merrni frymë thellë. Ktheni kokën anash për të parë supet , përsëriteni këtë ushtrim nga 3 herë në të dyja anët. Lëvizjet duhet të bëhen në mënyrë të ngadaltë. Ulni veshin e dhjathtë paralel me shpatullën e djathtë dhe qëndroni ashtu për 5 sekonda, bëni të njëjtin veprim me anën e majtë. Përsëriteni këtë ushtrim 3 herë.

Ushtrime për sytë: mbani kokën drejt dhe lëvizni sytë nga e majta në të djathë në mënyrë të ngadaltë. Shikoni diagonalisht lart në të majtë dhe diagonalisht poshtë në të djathtë. Përsëriteni ushtrimin 3 herë.

Ushtrime për muskujt e fytyrës:                   

  • Ngrini vetullat lart dhe mbajini për 5 sekonda.
  • Hapini sytë dhe “vrenjtini” ato për 5 sekonda të tjera.
  • Formoni shkronjën “O” me buzë, pastaj ndryshoni shprehinë tuaj me një buzëqeshje të gjerë. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
  • Lëvizeni lundën disa herë.
  • Hapeni gojën dhe nxirreni gjuhën jashtë, qëndroni kështu për disa sekonda.

Bëni këto ushtrime çdo ditë dhe do të vëreni rezultate të dukshme në pak javë. Këto ushtrime janë si masazh natyral për fytyrën, ato do të parandalojnë daljen e rrudhave dhe do t’ju bëjnë disa vite më të rinj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: eu.fotolia.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer