Statistikat tregojnë se rreth 90% e njerëzve e marrin yndyrën (dhjamosjen) rreth zonës së barkut. Ky fenomen përveçse nuk është aspak estetik mund të ndikojë edhe në gjendjen shëndetësore si diabet, probleme me zemrën, stomakun etj. Ju duhet të ndiqni këto këshilla për të reduktuar dhjamin rreth zonës së barkut:
- Përcaktoni peshën tuaj ideale dhe mundohuni ta arrini atë.
- Mbani ujë kudo që shkoni, ai ju mban të hidratuar dhe stimulon procesin e humbjes së peshës sepse ju largon oreksin.
- Shmangni ushqimet e gatshme, fast food-et sepse janë një nga burimet kryesore që ndikojnë në akumulimin e yndyrës në trup për shkak të kalorive të shumta që mbajnë.
- Mos pini pije të gazuara: ato janë shumë të rrezikshme për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për mbipeshën.
- Ushqehuni me fibra, fruta dhe perime. Mundohuni ta zëvëndësoni mishin e kuq me peshk ose gjoks pule.
- Pini çaj jeshil ose xhenxhefili çdo ditë.
- Mos konsumoni ushqime të pasura me sheqer.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


