Mirela: Ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik, zgjidhja për rënien nga pesha

Mirela Andoni është një ndër pjesëmarrëset e programit “Të dobësohemi shëndetshëm” që u realizua në ambientet e “Te Stela Resort”. Që në krye të herës, Mirela ashtu sikurse edhe pjesëmarrëset e tjera, u pritën nga spitali “Villa Maria” për të bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme paraprake.

Tre pjesëmarrëset në programin "Të dobësohesh shëndetshëm"

Tre pjesëmarrëset në programin “Të dobësohesh shëndetshëm”

E kontaktuar nga “Shëndet+” në përfundim të programit, Mirela u shpreh tejet e kënaqur.

“Unë personalisht jam ndjerë shumë mirë. Aktiviteti fizik ishte programuar shumë mirë dhe instruktori na ndoqi me shumë kujdes”.

Duhet theksuar se vajzat janë shoqëruar hap pas hapi me instruktorë, të cilët janë njohur me gjendjen e tyre duke hartuar kështu programe të posaçme trajnimi. Instruktorët kanë bashkëpunuar herë pas here me mjekët për të qenë korrekt me nivelin e ushtrimeve fizike që duhet të kryenin. Pjesë e rëndësishme e trajnimit gjithashtu ishte edhe ushqimi.

“Ushqimi ishte i bollshëm dhe nuk kam ndjerë uri jashtë programit”, thotë Mirela, e cila vijon se në përfundim të programit, ajo ra 3 kg, pesha ideale e parashikuar edhe nga mjeku.

“Pas matjeve që na bëri doktor Lluka, unë kisha rënë 3 kg. Ndihem më mirë fizikisht, madje unë po e vazhdoj palestrën, pasi programi “Te Stela Resort” ishte vetëm fillimi.

“Për të arritur rezultate të mira tashmë jam e bindur që duhet një regjim ushqimor i shëndetshëm, por në sasi të vogla dhe aktivitet fizik”, shprehet Mirela. “Programi “Të dobësohesh shëndetshëm” na mësoi një stil jetese të shëndetshëm, i cili vërtet më ka bërë të ndryshoj jetën time”.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë