Ankthi, ja një keqkuptim i madh i njerëzve lidhur me punën e psikiatrit

Për gazetën “Shëndet+”: Pasho Maksuti, psikiatër

Psikologët janë punonjës të shëndetit mendor janë një nga hallkat e këtij zinxhiri.  Vëmë re se njerëzit e pranojnë më lehtë psikologun, por aspak psikiatrin, pasi thonë: “Psikiatri është doktor, pse duhet të shkoj? Unë nuk kam probleme”.

AnkthiNe shpesh hasim dhe keqkuptime. Vjen personi, shkon te urgjenca dhe një pjesë e rasteve në urgjencën e përgjithshme që pranohen këtu në QSUT  kanë probleme të ankthit. Kur komunikojmë me kolegët atje, na thonë: E kemi të vështirë t’i themi shko te psikiatri. Sepse ka raste që reagojnë shumë ashpër. Shprehen: “Pse më nxirrni nga dera? Unë nuk jam i çmendur!”. Sepse nuk kanë informacionin e duhur që është psikiatri ai që merret dhe menaxhon ankthin. Edhe problematikat minore psikiatrike.

Mundësia e trajtimit sot duhet thënë që është e madhe. Kam filluar punë para 20 vjetësh dhe atëherë kishim efekte anësore të mbetura nga medikamentet e përdorura, dhe më tepër bënte përshtypje simptomatika nga efektet anësore sesa simptomatika e psikozës. Me medikamentet që përdorim gjatë këtyre 20 viteve të fundit, efektet anësore të medikamenteve I hasim gjithnjë e më pak. Edhe ashpërsia e psikozave është zbutur.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?