Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Ekziston një muzikë e cila është e aftë të ulë tensionin e lartë të gjakut. Hulumtimi është kryer tek 40 gra që ishin të lidhura me sensorë. Ato kishin si detyrë që të formonin disa pazëlla (lojë formuese) për një periudhë të caktuar kohore, në mënyrë që të shkarkonin një nivel të caktuar stresi.
Gjatë kësaj kohe, këtyre grave iu vunë disa këngë të ndryshme në mënyrë që të shikonin reagimet që do të kishin me pulsin e zemrës, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe aktivitetin e trurit. Rezultatet treguan se kënga “Weightless” (Pa peshë) e Marconi Union ishte rreth 11% më relaksuese se çdo këngë tjetër, madje shkaktoi përgjumje në mesin e grave që iu nënshtruan eksperimentit në laborator. Kjo këngë rezultoi që e ulte nivelin e ankthit dhe stresit në 65%.
Sipas dr. David Lewis Hodgson, nga laboratori i “Mendjes Internacionale”, autor i studimit, kjo këngë ka rezultuar si më relaksuesja e të gjitha këngëve deri më sot. Kjo muzikë shkon deri në nivelet e thella të trurit dhe stimulon disa zona përgjegjëse që lidhen me emocionet.
Kujdes! Kjo këngë nuk këshillohet të dëgjohet nëse jeni duke ngarë makinën, sepse stimulon trurin dhe sjell përgjumje.


