Kanceri i lëkurës, kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Nevila Rexhaj (1)Kanceri i lëkurës është kanceri më i shpeshtë në të gjithë botën, sidomos tek meshkujt. Megjithatë, kanceri i lëkurës është kancer që trajtohet me kirurgji ose radioterapi dhe fatmirësisht nuk është me pasoja fatale për jetën. Onkologia Nevila Rexhaj për gazetën “Shëndet+” thotë se “e vetmja gjë që e karakterizon këtë lloj kanceri, është fakti që mund të përsëritet me kalimin e kohës”. Mësohet se po në këtë grup (lloj) kanceri bën pjesë edhe melanoma, e cila ka një vdekshmëri të lartë në rast se nuk diagnostikohet në stade të hershme. Prandaj është shumë e rëndësishme që popullata të njohë shenjat e një melanome në mënyrë që t’i drejtohet sa më parë mjekut.

Shenjat e dukshme të melanomës!

Në mjekësi ekziston ajo që quhet ABCDE-ja e melanomave, që janë shkurtime të fjalëve në anglisht  përkatësisht:

A qëndron për asimetrinë, në rast se gjysma e një nishani nuk përkon me gjysmën tjetër.

B qëndron për kufijtë, kur nishani nuk ka kufij të rregullt, por janë të çrregullt.

C qëndron për ngjyrën, kur nishani ka ngjyrë jo të njëtrajtshme ku mbizotëron e zeza ose ngjyrë bezhe, ngjyrën e lëkurës, por ka edhe variacione të tjera.

D qëndron për diametrin, kur nishani është mbi 6 ml.

E qëndron për evolucionin, një nishan që kruhet, gjakderdh apo dhemb.

Nëse një person që ka një nishan, gjen një nga këto shenja, atëherë patjetër duhet të drejtohet tek mjeku. Vetëm 15% të melanomave vijnë nga nishane ekzistuese, pjesa më e madhe e melanomave vijnë nga nishanet që formohen në lëkurë. Përsa i takon melanomave duhet një mbrojtje sa më e madhe nga dielli, pasi rrezatimi ultraviolet është shkaktari kryesor. Duhet të mbrohen kryesisht njerëzit me lëkurë të bardhë, pasi janë më të rrezikuar.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën