Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Në botën e kozmetikës, sapunët po zëvendësohen çdo ditë e më shumë me xhele, skrabe dhe kremëra të ndryshëm. Kjo për faktin se sapunët kanë tendencën që ta thajnë lëkurën për shkak të aditivëve dhe elementeve kimike që përmbajnë.
Megjithatë, ne nuk e kundërshtojmë fakti që ekzistojnë një sërë sapunësh natyralë që janë mjaft të mirë për trajtimin e problemeve me fytyrën si puçrrave, akneve apo pikave të zeza. Ja një mënyrë se si të përgatisni një sapun natyral që do t’ju shërbejë për larjen e fytyrës:
Përbërësit: bazë (ekstrakt) sapuni nga qumështi i dhisë, vaj esencial limoni, lëkurat e katër kokrrave limoni.
Përgatitja: priteni bazën e sapunit nga qumështi i dhisë në kubikë të vegjël (e gjeni në farmaci) dhe vendoseni për 30 sekonda të ngrohet në mikrovalë derisa sapuni të bëhet i lëngshëm. Më pas shtoni disa pika të vajit esencial dhe lëkurat e limonit të grira imët. Jepini formë katrore masës së krijuar dhe lëreni të thahet për 1 ditë në temperaturë dhome. Sapunin e përgatitur mund ta përdorni për larjen e fytyrës./ Burmi: steptohelath


