Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Dieta me kos është një dietë e thjeshtë që ju mundëson rënie në peshë në pak ditë. Kjo dietë është botuar në librin e dietologes Ana Luque. Efekti i kësaj diete është i bazuar në vetitë probiotike të kosit që promovojnë shëndetin e florës së zorrëve. Sipas kësaj diete ju duhet të hani rreth 2 litra kos pa yndyrë në ditë.
Mëngjesi: kos me drithëra dhe fruta të freskëta
Dreka: oriz me perime të gatuara me vaj ulliri (100 gr) dhe kos me fruta të freskëta.
Darka: sallatë me perime të freskëta me vaj ulliri, pa kripë dhe 1 gotë kos pa yndyrë.
Dita e dytë:
Mëngjesi: kos pa yndyrë me 1 kastravec mesatar
Dreka: sallatë me perime të freskëta me vaj ulliri, pa kripë, 100 gr mish gjeli deti.
Darka: fruta pylli me kos
Dita e tretë:
Mëngjesi: kos me mollë jeshile dhe kanellë
Dreka: sallatë me kos dhe kastravec dhe 100 gr fileto pule.
Darkë: 100 gr makarona me salcë specash dhe kos.
Ju mund ta përsërisni dietën dhe për 3 ditë të tjera nëse doni të bini më shumë kilogramë nga pesha. Kjo dietë nuk duhet përsëritur më shumë se 2 herë, pa bërë një pushim 2-3javor.
Kujdes! Ju lutem mos bëni asnjë dietë pa u konsultuar me dietologun apo mjekun tuaj. Dietat që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha në pak ditë nuk janë të rekomandueshme./ steptohealth


