Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Në pikën kur trupi është i ngarkuar me helme, mëlçia nuk mund të kryejë funksionet e saj normale. Në lidhje me këtë situatë procedura e humbjes së peshës është më e ngadalshme.
Mëlçia është me sa duket elementi më i rëndësishëm që ndikon në humbjen e peshës, kështu që nëse është e ngarkuar me toksina kjo procedurë mund të ndalet dhe ju nuk do të keni rezultate pozitive për një periudhë të gjatë kohore.
Kjo është arsyeja pse disa individë nuk humbin peshë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme dhe të strategjive të ndryshme që ndjekin.
Ja një recetë që ju vjen në ndihmë në këtë rast:
Përbërësit:
- 3 limona
- 1 filxhan majdanoz të grirë
- 5 degë selino
- 6 gota uji
Përzieni lëngun e limonit, majdanozin dhe selino në blender, pastaj shtoni ujë dhe përziejeni edhe një herë. Pini 2 gota, 3 herë në ditë para çdo vakti. Përsëriteni të njëjtën procedurë në 2 ditët në vijim. Ndërpriteni për 7-10 ditë dhe pastaj filloni përsëri ta konsumoni.
Burimi: http://www.healthyrecipesplan.com/


