Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për “dietë”, shumë njerëz krijojnë idenë se duhet të reduktojnë ushqimin dhe të sakrifikojnë ushqimet e tyre të preferuara.
Me 5 sekretet e famshme japoneze do të mësoni gjithçka që ju nevojitet për të përmirësuar shëndetin duke mos reduktuar ushqimin.
Sekreti nr 1: Hani me sy
Ushqimi japonez shërbehet gjithmonë në enë të vogla. Duke servirur sasi të madhe të ushqimit mund të inkurajoheni të hani më shumë, prandaj këshillohet pak ushqim, i servirur bukur në mënyrë që ta shijoni së pari me sy.
Sekreti nr 2: Mbushni stomakun 80%
Hani deri sa të mbushni stomakun 80%, kjo është një ide shumë e mirë për të parandaluar fryrjen. Ideja është që të hani ngadalë dhe të ndaloni së ngrëni pa u ngopur plotësisht.
Sekret Nr 3: Më shumë se 5 perime në ditë
Perimet përdoren masivisht në dietat japoneze. Të paktën 4 ose 5 lloje të ndryshme perimesh shërbehen në një vakt. Japonezët thonë gjithashtu se ju nuk duhet të hani më shumë se 100 ushqime të ndryshme në javë.
Sekreti Nr. 4: Peshk i freskët: Peshku si salmon, ton dhe sardele janë të pasura me omega -3 acide yndyrore dhe për këtë arsye përdoren shumë në dietat japoneze. Peshku përmirëson shëndetin e zemrës.
Sekret Nr. 5: Sa më shumë proteina
Konsumoni proteina, por më shumë se 25 gram në ditë. Kombinimi i fasuleve dhe orizit është një alternativë e shkëlqyer.
Burimi: http://healthfooddream.com/


