Për gazetën “Shëndet+”, urologu Rezar Rusi
Qendrat shkencore për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes mendojnë që të paktën gjysma e personave seksualisht aktivë do të infektohen nga HPV genital në periudha të caktuara të jetës së tyre. Faktorët që mund të rrisin rrezikun e infektimit
janë:
- Kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura me shumë partnerë
- Kur personi ka pasur edhe një sëmundje tjetër seksualisht të transmetueshme
- Kur kryen marrëdhënie seksuale me një partner, të cilit nuk i njihet historia seksuale
- Kur jeta seksuale fillohet në moshë të re
Komplikacionet
Në komplikacionet e lytheve genitale përfshihen:
- Kanceri.
- Kanceri i qafës së mitrës është i lidhur ngushtë me infeksionet e shkatuara nga virusi genital HPV. Disa lloje të HPV-së shoqërohen gjithashtu me kancer të organit genital të jashtëm femëror, kancer të anusit, kancer të penisit dhe kancer të gojës dhe grykës.
- Jo gjithmonë infeksionet me HPV kthehen në kancer, por është e rëndësishme për gratë që të kryejnë një PAP Test të rregullt, sidomos ato që janë infektuar me atë lloj të HPV-së që paraqet rrezik të madh.
- Probleme gjatë shtatzënisë.
- Lythet genitale mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Ato mund të zmadhohen duke shkaktuar vështirësi në urinim. Lythet e vendosura në murin e vaginës mund të kufizojnë aftësinë e indeve vaginale për t’u shtrënguar gjatë procesit të lindjes. Lythet e gjera të vendosura në organin genital të jashtëm femëror ose në vaginë mund të gjakosen si rezultat i shtrëngimit gjatë procesit të lindjes.
- Rrallëherë ndodh që një fëmijë i lindur nga një nënë me lythe genitale, t’i zhvillohen lythe në grykën e tij. Nëse ndodh një gjë e tillë, bebi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të përjashtuar një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.


