Limona turshi? Ja si t’i përgatisni

Përbërësit:

  • limon a1 kg limona
  • 500 gr kripë e trashë
  • 2 lugë gjelle piper kokërr
  • 1 shkop kanellë
  • 4-5 gjethe dafinë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Lani limonët, hiqini kërcenjtë dhe pak nga pjesët anësore dhe i zieni siç janë të plotë në një tenxhere me ujë të valuar, për rreth 15 minuta.

I heqim nga tenxherja dhe i lemë të ftohen. U bëjmë disa prerje diagonale, por jo plotësisht, në mënyrë që të ruajnë formën dhe të mos ndahen në copa.

Marrim kripën dhe me ndihmën e një lugë kafeje vendosim në të çarat e krijuara.

I vendosim limonët në një vazo të sterilizuar së bashku me bërthamat.

E mbushim vazon me vaj ulliri dhe e lemë në një vend të freskët për 2 javë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!