Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë

Njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë jashtë në verë, duhet të jenë të kujdesshëm nga pickimi i insekteve.

Insekte të tilla, si mushkonja, mund të jenë mbartëse të sëmundjeve të ndryshme dhe pickimi i tyre mund t’ju shkaktojë ethe, pickim mushkonjedhimbje koke dhe irritim ose skuqje të zonës ku jeni pickuar. Në rastet kur skuqja e lëkurës, pas pickimit shoqërohet dhe me enjtje, e cila zgjat disa ditë, atëherë ju duhet të konsultoheni me një mjek, sepse ka gjasa të keni  marrë ndonjë infeksion.

Këtu po ju paraqesim disa hapa, si të mbroheni nga pickimi i insekteve në verë :

  • Qëndroni të mbuluar. Vishuni me rroba me mëngë të gjata dhe të lehta, kjo do e bëjë gati të pamundur mundësinë që të pickoheni nga insektet
  • Aplikoni llak kundër pickimit të insekteve. Këtë mund ta bëni 10 minuta para se të dilni jashtë. Këto llaqe mund të gjenden kudo, por nëse nuk ju gjendet një llak kundër pickimit të insekteve, aplikoni parfum në zonat e ekspozuara dhe mushkonjat s’do t’ju afrohen.
  • Spërkatni oborrin me llak kundër insekteve. Në rastet kur nuk e duroni llakun kundër insekteve në lëkurë, atëherë spërkatni ambientet ku qëndroni me llak kundër insekteve.
  • “Mbrohuni nga kafshët’”. Kafshët sjellin shumë insekte në shtëpi, për të mënjanuar këtë gjë, kontrollojini shpesh kafshët tuaja shtëpiake tek veterineri, sepse ato mund të përmbajnë insekte, si rriqa etj, të cilat janë shumë të rrezikshme për njeriun.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?