Është gjithmonë kënaqësi të kesh fëmijë rreth vetes. Veprimet e tyre, buzëqeshja mund t’ju lumturojnë shpirtin. Është mirë që t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si ata qëndrojnë. Jo rrallë fëmijët ulen në pozicionin W. Ky qëndrim është i rehatshëm për fëmijët dhe e zgjedhin hera-herës kur luajnë.
Gjithsesi, nëse fëmija juaj zgjedh shpesh që të ulet në këtë pozicion, atëherë është mirë që të përpiqemi ta edukojmë që të ulet edhe në pozicione të tjera. Pse? Ortopedët thonë se qëndrimi i shpeshtë në pozicionin W bën që fëmija të ketë probleme me shtyllën kurrizore. Qëndrimi për kohë të gjatë në këtë pozicion mund të shkaktojë gjithashtu shkurtim të muskujve të këmbës, duke penguar kështu në rritjen e fëmijës dhe dhimbje të shpinës dhe legenit kur ata rriten.
Mënyra më e mirë për ta penguar fëmijën të ulet në pozicionin W është duke e kapur para se të ulet në atë pozicion. Fëmija duhet të mësohet që të ulet në pozicione të tjera.
Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka
