Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Ejakulimi (derdhja e spermës) i parakohshëm ndodh kur një burrë arrin orgazmën shumë shpejt dhe pa kontroll.
Disa burra përjetojnë një shkallë të lartë të shqetësimit personal për shkak të kësaj gjendjeje. Një në pesë meshkuj përjetojnë vështirësi me ejakulimin e parakohshëm në një pikë të jetës së tyre.
Kur ejakulimi është i parakohshëm, ndodh shpesh që ai ndërhyn në kënaqësinë seksuale të një burri apo partneres së tij dhe gjithashtu bëhet një problem mjekësor.
Disa faktorë që mund të kontribuojnë për ejakulimin e parakohshëm janë: problemet psikologjike të tilla si stresi, depresioni. Faktorë të tjerë që ndikojnë në shëndetin mendor dhe emocional mund të përkeqësojnë këtë gjendje.
Megjithatë, ka prova në rritje se faktorët biologjikë mund të bëjnë disa njerëz më të prirur të përjetojnë ejakulim të parakohshëm. Rrallë, ky problem mund të shkaktohet nga një problem specifik fizik, të tilla si inflamacion të prostatës apo një problem i shtyllës kurrizore.
Burimi: www.health.harvard.edu


