A është e shëndetshme veza?! Ja çfarë i ndodh trupit kur hani vezë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Vezët janë një ushqim i shëndetshëm kur ato janë të shëndetshme. Çfarë do të thotë kjo? Ju duhet të zgjidhni vezë organike që nuk përmbajnë hormone apo elementë të tjerë që mund të rezultojnë të dëmshëm për shëndetin. Veza këshillohet të shtohet në menunë ditore, por duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të jetë e shëndetshme. Ja disa nga përfitimet që sjell ajo:

vezaPërmirëson nivelet e kolesterolit: studimet tregojnë se vezët mund të përmirësojne nivelet e kolesterolit të mirë. Një vezë mesatare përmban rreth 212 ml kolesterol, pra nëse konsumohet vetëm një në ditë nuk përbën rrezik në ngritjen e nivelit të kolesterolit të keq.

Rrit sistemin imunitar: një vezë në ditë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e infeksioneve, viruseve e baktereve. Veza përmban rreth ¼ selen (rreth 22%), lëndë e cila rrit sistemin imunitar dhe rregullon hormonet tiroide.

Ushqen trurin: veza ka një lëndë ushqyese thelbësore të quajtur kolinë (choline), gjë e cila e bën atë një nga ushqimet më të dobishme për trurin.

Përmirëson shëndetin e kockave dhe dhëmbëve: veza është e pasur me vitaminë D. Kjo vitaminë ndihmon në thithjen e kalciumit, gjë e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Përveç këtyre veza përmirëson lëkurën dhe flokët, ju ndihmon të ndiheni të plotë e për pasojë të hani më pak, rrit nivelet e energjisë etj./ Burimi: non-stophealthy.com

Postime të ngjashme

Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës