Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Të gjithë mund të jenë ndeshur me situata të vështira që mund t’ju kenë çuar që ta mbani urinën për një kohë të gjatë. Por a është i dëmshëm ky veprim?! Muret e fshikëzës janë të veshura me receptorë, të cilët çojnë sinjalin në tru për “t’u lehtësuar”. Sinjali për urinim çohet zakonisht në rastet kur fshikëza është gjysmë e mbushur. Ja disa nga efektet negative që sjell mbajtja e urinës për një kohë të gjatë:
Infeksione të traktit urinar: urinimi është një nevojë fiziologjike dhe nëse nuk e bëni këtë gjë në kohën e duhur atëherë mund të akumulohen baktere rreth zonës së uretrës. Uretra është tubi që transporton urinën nga fshikëza në pjesën e jashtme, kur e mbani urinën gjatë bakteret kanë tendencë të akumulohen rreth kësaj zone.
Fshikëz e ndjeshme: mbajtja e urinës për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ndjeshmërinë e fshikëzës për shkak se mund të dëmtojë receptorët që gjenden në të.
Mbajtja urinare: ky koncept ka të bëjë me paaftësinë e një personi për të zbrazur tërësishrt fshikëzën. Akute apo kronike, kjo është një gjendje potencialisht e rrezikshme për shëndetin sepse çon në dhimbje dhe parehati./ Burimi: healthdigezt


