Keni dhimbje të shpeshta koke, puçrra, dhimbje muskujsh apo thonj të brishtë?! Ja çfarë paralajmërojnë këto simptoma

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Dhimbjet e kokës apo të muskujve tregojnë për mangësi magnezi: sipas studimeve mbi 75% e njerëzve kanë mangësi magnezi, po nuk janë të vetëdijëshëm për këtë. Magnezi është një mineral esencial që është përgjegjës për funksionimin e duhur të trurit, nervave dhe muskujve.  Nëse keni mangësi magnezi atëherë do të keni dhimbje koke të vazhdueshme apo dhimbje muskujsh. Magnezi është i pranishëm tek lakra jeshile dhe bishtajoret.

shenjaAknet, puçrat tregojnë për mungesë zinku: puçrat janë një nga shenjat tipike të mungesës së zinkut. Zinku luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës dhe është e rëndësishme të konsumoni rreth 30mg zink çdo ditë. Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i zinkut.

Thonjtë  dhe flokë të brishtë tregojnë për mungesë të vitaminës B7: vitamina B7 ose biotina është thelbësore për shëndetin e flokëve dhe thonjve. Mungesa e saj është disi e rrallë, por kur ndodh çon në rënie drastike të flokëve dhe thonj të brishtë që tentojnë të thyhen shpejt.

Flokët e dobët tregojnë për mungesë hekuri: hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin nëpër trup. Nëse ju po përjetoni humbje të papritur të flokëve apo lëkura e kokës është e brishtë dhe e thatë atëherë keni mungesë hekuri.

Shenja të bardha në trup dhe thonj: nëse vëreni pulla të bardha nëper trup apo në thonj atëherë po ju tregojnë për mungesën e acideve yndyrore në trup. Në këto raste duhet të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega-3 si peshk, arra, vaj peshku etj./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim