Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka
Që fëmija juaj të zgjohet me humor çdo ditë, sekreti është gjetja e orarit ideal për të fjetur gjumë. Tani çdo prind mund të gjejë kohën ideale të gjumit për fëmijët duke përdorur një llogaritës në internet. Duke vendosur moshën e fëmijës dhe kohën kur duhet të zgjohet, “Llogaritësi i gjumit për fëmijë” përcakton orën e saktë kur duhet të fikni dritat. Ky llogaritës është i vlefshëm për fëmijët nga mosha 4-18 vjeç.
Nuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë, sepse ndodh që ata të zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit. Pavarësisht se sa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet më energjik gjatë ditës.
Disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë, prandaj prindërit këshillohen ta mendojnë mirë orën kur duhet ta vendosin fëmijën në gjumë.
Llogaritësi, i krijuar nga uebsajti Sleep Calculator for Kids me ndihmën e doktorëve dhe ekspertëve të gjumit, përcakton oraret ideale kur fëmijët duhet të flenë.
Sipas llogaritësit, një 4-vjeçar të cilit i duhet të zgjohet në orën 7 në mëngjes, duhet të vendoset në gjumë në këto orare: 17:46, 18:16, 18:46, 19:16 ose 19:46. Ndërsa për një fëmijë 7 vjeç, i cili do të zgjohet në po të njëjtin orar, gjumi duhet ta ketë zënë në këto orare: 19:56, 20:46 ose 21:36.
Burimi: Daily Mail


