Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Dieta 80/20 ka një rregull të thjeshtë “konsumoni gjithçka, por me moderim”. Ndërkohë që mendoni të bini në peshë s’është e thënë të eleminoni në mënyrë kategorike të gjitha llojet e ushqimeve, madje as ëmbëlsirat.
Rregulli 80/20 është më shumë se një dietë, në fakt ka të bëjë më ndryshimin e formës së të ushqyerit e për pasojë ndryshimin e jetesës. Numri 80 do të thotë se rreth 80% e ushqimit që konsumoni duhet të jetë i shëndetshëm, dhe numri 20 tregon se rreth 20% i përket lirisë suaj në të ngrënë, dmth mund të hani ëmbëlsira apo çokollata.
Numrat dhe “llogaritja” mund t’ju duket e vështirë, por s’është aspak, gjithçka ka të bëjë me balancën në të ngrënë. Ja si mund ta llogarisni thjeshtë: gjatë 3 vakteve kryesore hani ushqime të shëndetshme, ku duhet të përfshihen frutat, perimet, karbohidratet, proteinat dhe midis vakteve mund të konsumoni një copë të vogël ëmbëlsire apo çokollate. Në këtë dietë s’ka asgje specifike, thjesht duhet të ruani një balancë të drejtë midis ushqimeve që konsumoni dhe do të bini në peshë në mënyrë të qëndrueshme dhe mbi të gjitha nuk do të keni efekte anësore dhe do të fitoni një mënyrë jetese të shëndetshme./ Burimi: steptohealth


