Ja çfarë i ndodh trupit dhe organizmit nëse hani 3 vezë në javë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Veza është e njohur si një nga ushqimet më të shëndetshme. Megjithëse ka nivel të lartë të kolesterolit, ajo sjell përfitime të shumta shëndetësore, noramlisht nëse konsumohet në sasi të moderuar. Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani 3 vezë në javë:

vezeJu bëjnë të ndiheni të plotë: veza është e pasur me proteina dhe mund të konsiderohet si një vakt perfekt, sidomos në mëngjes. Fakti që veza përmban shumë proteina ju bën të ndiheni të plotë dhe mos të keni uri për një kohë të gjatë.

Ju bëjnë të humbisni yndyrë: po, është e vërtetë! Duke qënë se ju bëjnë të ndiheni të plotë, veza do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë dhe në të njëjtën kohë plotëson nevojën e trupit për proteina.

Përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve: veza është e pasur me vitamina B2, B5 dhe B12. Ky kompleks vitaminash B është shumë i rëndësishëm për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe mëlçisë.

Thonj dhe kocka të forta: vitamina D është një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Veza ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup.

Ju ofrojnë amino acide esenciale: veza është një nga ushqimet e rralla që furnizon trupin me 9 amino acide shumë esenciale. Nëse trupi nuk i siguron këto amino acide atëherë ju bën më të lodhur, ju dhembin muskujt dhe ulet sistemi imunitar.

Rrisin nivelin e neregjisë: siç e përmendëm dhe më lart vezët përmbajnë lloje të ndryshme të vitaminës B, të cilat janë shumë të dobishme sepse e ndihmojnë trupin ta konvertojnë ushqimin në energji.

Përveç këtyre vezët zvogëlojnë nivelin e stresit, përmirësojnë sistemin imunitar, reduktojnë shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës etj. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi