Dieta me mjaltë: humbisni 2 kg në 3 ditë!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithë janë të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore që sjell konsumimi i mjaltit. Dieta e mëposhtme na tregon se mjalti përveç përfitimeve të tjera të shumta që mbart, ju ndihmon edhe të bini në peshë:

mjalteDita 1:

Mëngjesi: 2 të bardha vezësh të rrahura me një lugë çaji mjaltë. Kafe ose çaj pa sheqer

Dreka: 100 gr djathë, 50gr karrota të ziera, 50 gr brokoli, 50 gr lulelakër të ziera. Përzieni të gjithë përbërësit në blender dhe hajini në formë supe krëmoze, shtojini masës një lugë çaji mjaltë.

Darka: supë perimesh me një copë buke të thekur gruri dhe një kokërr mollë jeshile ose portokall.

Para se të flini pini një çaj me lëngun e gjysmë kokrre limoni.

Dita 2:

Mëngjesi: i njëjtë si dita e 1

Dreka: përgatisni supë me përime, të bardhë veze, 100 gr djathë dhe një lugë çjai mjaltë.

Darka: 150 gr peshk ose fileto pule, një pjatë e vogël me perime të ziera dhe një filxhan çaj me limon dhe mjaltë.

Dita 3:

Mëngjesi: e njëjtë si dita e parë dhe e dytë + 1 mollë jeshile

Dreka: 50 gr djathë, 1 fetë bukë thekre, 1 tas me perime të freskëta të ziera me lëng limoni

Darka: 300 gr perime të ziera, 1 vezë e zier, 1 filchan çaji me një lugë mjaltë.

Shënim: para se të filloni një dietë duhet të konsultoheni më parë me mjekun ose dietologun tuaj. Trupa të ndryshëm reagojnë me mënyra të ndryshme. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe